Festivali “Krampus” në Slloveni, rrugët e qytetit mbushen me persona të maskuar

11 months ago 56
14:24 19/11/2023

Rrugët e qytetit slloven të Goricanit u pushtuan nga njerez të maskuar me kostume të frikshme me rastin e festivalit të ashtuquajtur “Krampus”.

Krampus në folklorin slloven përfaqëson një figurë me brirë, i cili, gjatë sezonit të festave të fundvitit tremb fëmijët që janë sjellë keq. Natën e 6 dhjetorit, Babagjyshi i vitit të ri shpërblen fëmijët që janë sjellë mirë gjatë vitit me dhurata ndërsa ata që janë sjellë keq marrin vetëm ndëshkime nga “Krampus”.

Organizatorët thanë se festivali folklorik i këtij viti ka tërhequr shumë turistë dhe pjesëmarrës nga vendet fqinje Austria, Kroacia dhe Italia, si dhe Gjermania.

“Në 10 vjetorin e kësaj ngjarjeje presim rreth 5000 vizitorë nga e gjithë Sllovenia. Do të jenë 30 grupe nga Sllovenia, Austria, Italia, Kroacia dhe për herë të parë një grup nga Gjermania. Do të ketë rreth 600  persona të veshur si Krampus”

Legjenda e “Krampus” ka fituar kaq shumë vëmendje në dekadat e fundit sa në mbarë botën, shumë vende, jo vetëm  në Evropë festojnë një natë të dedikuar kësaj figure.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article