FIFA konfirmon pezullimin e Rubiales

7 months ago 21
Reklamë
18:55 26/01/2024

Ish-presidenti i Federatës së Spanjës puthi në buzë Jenni Hermoso pas fitores së Kupës së Botës

Puthja e famshme me futbollisten, Jenni Hermoso i ka kushtuar shtrenjtë ish-presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales. Ish-numri 1 i futbollit iberik, është pezulluar për tre vjet nga të gjitha aktivitet e futbollit nga FIFA. 46-vjeçari ankimoi vendimin e propozuar në tetorin e vitit të shkuar, por në seancën e fundit gjyqësore, Rubiales u shpall fajtor.

“Komiteti i Apelit ishte i bindur se Rubiales u soll në kundërshtim me parimet e Kodit Disiplinor të FIFA-s, neni 13, gjatë dhe pas finales së Kupës së Botës së grave”,
thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Ndaj këtij vendimi 46-vjeçari mund të ankohet sërish, tani në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Rubiales dha dorëheqje si kryetar i Federatës Spanjolle në shtator, duke thënë se nuk mund ta mbronte më pozitën pas kritikave të mëdha.

Ai ishte zotuar fillimisht se nuk do të jepte dorëheqje, pavarësisht trysnisë nga futbollistët, politikanët dhe grupet për të drejtat e grave. Ngjarja ndodhi pas fitores së Spanjës kundër Anglisë në finalen e Kupës së Botës për femra në gusht të vitit të kaluar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article