FIFA synon dënim shembullor për Rubiales

1 year ago 21
15:10 29/08/2023

Institucioni botëror i futbollit kërkon ta dënojë me 15 vite pezullim kreun e federatës spanjolle

FIFA do të këmbëngulë që Luis Rubiales të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike për 15 vitet e ardhshme. Por edhe federate spanjolle ka bërë prapakthehu në mbështetjen ndaj tij.

Shefat e federatës spanjolle i kërkuan 46-vjeçarit të jepte dorëheqjen menjëherë, pasi gjykuan se sjellja e tij ‘e papranueshme’ i kishte shkaktuar një ‘dëm të madh imazhit të futbollit spanjoll’.

Kthesa ndodhi pasi kërcënimit nga FIFA se do të ndalonte ekipet kombëtare dhe klubet elitare të Spanjës nga garat ndërkombëtare nëse institucioni iberik i futbollit refuzonte të pranonte ndëshkimin e Rubiales, raporton britanikja Daily Mail.

Më herët FIFA e pezulloi Rubialesin për një periduën 90 ditore.

Por federate spanjolla e mbështeti, në pritje të rezultatit të një hetimi të brendshëm pasi ai shkaktoi polemika me puthjen që i dha futbollistes Xhemi Hermoso pas fitores së Kupës së Botës nga përfaqësuesja spanjolle e femrave.

46-vjeçari përpara pezullimit të tij i kishte kërkuar federatës që të bënte ankesë në UEFA, për ndërhyrjen e qeverisë. Ai vetë kishte kërkuar që federata të pezullohej nga eventet ndërkombëtare, në lidhje me situatën.

Por institucioni i futbollit botëror e ndien veten të turpëruar nga sjellja e Rubiales në finalen e Kupës së Botës, ku ai preku veten më pjesët intime, edhe pse ishte disa metra larg Mbretëreshës së Spanjës Leticia dhe vajzës së saj adoleshente.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article