Fillimisht ia lanë emrin Ramadan, më pas ndërhyri gjyshja – Gani Gërmia tregon se si e pagëzuan

10 months ago 28

Një rrëfim i veçantë ka ndodhur së fundmi brenda mureve të “Big Brother VIP Kosova 2”, ku banori Visar Dërmaku i njohur ndryshe si Gani Gërmia ka ndarë me bashkëbanorët një pjesë nga kronika personale e jetës së tij.

I njohur për gjallërinë dhe karizmën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother”, Visar ka rrëfyer historinë pas emrit të tij.

Visari ka treguar se emrin që mban sot nuk ishte zgjedhja e parë e familjes së tij. “Në fillim, emrin e kisha Ramadan, por atëherë ka ardhur një kthesë,” tregon Visari. Ishte gjyshja e tij ajo që kishte luajtur një rol të rëndësishëm në identitetin e tij. “Gjyshja e kishte kundërshtuar vendosje e emrit nga gjyshi im dhe më pas, vendosën që të më quajnë Visar,” shtoi ai me një buzëqeshje në fytyrë.

Ndarja e kësaj historie ka krijuar një ndjenjë të ngrohtësisë dhe ka shtuar një dimension më njerëzor të bashkëjetesës së banorëve në shtëpinë e “Big Brother”. Momentin e ndarjes së tij, Visari e ka bërë me një lehtësi dhe natyralitet që tregon për raportin e tij të fortë dhe të veçantë me të tjerët.

Pavarësisht se është një konkurrent në një garë për mbijetesë në një shtëpi të mbushur me kamera, Visar Dërmaku ka treguar se edhe në një mjedis të tillë ka hapësira për ndarje intime dhe histori që lidhin njerëzit.

Prania e emrave dhe rrënjëve familjare vazhdon të jetë një temë e rëndësishme dhe e ndjeshme për të gjithë, dhe në rastin e Visarit, tregon një histori të veçantë dhe të ndarë me dashuri. /Telegrafi/

Read Entire Article