Fillon debati në internet: A është Real Madridi i tanishëm më i fortë se ‘Galacticos’?

3 months ago 13
Reklamë

Ardhja e Kylian Mbappe në atë që tashmë është një nga klubet më të mira në botë ka nisur diskutimet nëse Real Madridi i tanishëm është më i fortë se ekipi legjendar i njohur si ‘Galacticos’.

Të hënën, Real Madridi zyrtarizoi nënshkrimin e Mbappes, i cilësuar nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë në botë, i cili vjen si lojtar i lirë pas ndarjes nga Paris Saint Germain.

Mbappe mbërriti në Real Madrid pasi Mbretërit fituan titullin e tyre të 15-të të Ligës së Kampionëve dhe mbërriti në një ekip që tashmë përmban një numër të jashtëzakonshëm talentesh përmes futbollistëve të rinj dhe tashmë të dëshmuar.

Prandaj, gazeta spanjolle AS ka nisur një debat interesant në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm duke pyetur nëse skuadra e tanishme e Real Madridit është më e fortë se epoka legjendare e Galacticos.

Kujtojmë se Florentino Perez mblodhi Galacticos në fillim të këtij mijëvjeçari dhe skuadra përbëhej nga yje legjendar si Ronaldo, Zinedine Zidane, Luis Figo, David Beckham, Raul Gonzalez, Roberto Carlos, Iker Casillas dhe të tjerë.

Nëse do të krahasonim trofetë, skuadra aktuale e Real Madridi është dukshëm përpara, por nëse krahasojmë famën dhe talentin unik të futbollit, ‘galaktikët’ padyshim kanë diçka për të mburrur.

⚔ Madridistas, duda razonable… ¿qué equipo es mejor? ¿El de la temporada que viene, o el legendario de los Galácticos de principios de siglo? Si se enfrentaran, ¿quién ganaría?

🤍 #MbappéEnAs #Mbappé #RealMadrid #RMLive #WelcomeMbappé

🔗 https://t.co/gntNciOB2Q pic.twitter.com/JGyYaEKhTt

— Diario AS (@diarioas) June 4, 2024

Reali i tanishëm: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Mendy; Tchouameni, Camavinga, Valverde; Bellingham; Vinicius Jr, Mbappe;

Reali Galacticos: Casillas; Salgado, Hierro, Helguera, Carlos; Makelele, Beckham; Zidane; Figo, Ronaldo, Raul;

/Telegrafi/

Read Entire Article