Finalet e Europianit U-17 në Shqipëri?

1 year ago 41
Reklamë
15:57 19/09/2023

FSHF pret vendimin e UEFA-s që do të jepet më 26 Shtator

Shqipëria shpreson në një tjetër organizim të madh ndërkombëtar futbollistik. Federata ka aplikuar për të pritur finalet e Europianit për disa grupmosha, por besimi është se mund t’ia dalin me Europianin e U17 të vitit 2025.

Andi Verçani, drejtor komunikimi FSHF: Prej 2-3 vjetësh, Federata Shqiptare e Futbollit organizon pothuajse 12-13 turne ndërkombëtare në vit. Besimi i finales së Konferencë Ligës dhe dalja e saj me sukses, ishte gjithashtu një provë e rëndësishme që ne kemi kapacitetet e duhura për të organizuar evente të tilla.

Një event i këtyre përmasave me ekipet më të mira europiane të të rinjve, do të kërkojë një angazhim në investime infrastrukturore nga Federata dhe nga shteti.

Andi Verçani, drejtor komunikimi FSHF: Shumë fusha stërvitore do të duhet të ndërtohen dhe këto ambiente të reja do të duhen t’i vihen në dispozicion ekipeve gjatë kampionatit europian, por më mbrapa do të ngelen në dispozicion të komuniteteve dhe ekipeve përkatëse në këto qytete.

Nga ana tjetër, impakt pritet të ketë edhe turizmi.

Andi Verçani, drejtor komunikimi FSHF: Në Europian e fundit të U17 ishin pjesëmarrëse Anglia, Gjermania, Franca dhe kjo përkthehet në një vizibilitet në ato vende, në mijëra tifozë që vijnë dhe e ndjekin ekipin e tyre në ndeshje që do të luhen në Shqipëri dhe sigurisht përkthehet në turistë dhe vizitorë për këtë vend.

Më 26 Shtator, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë për kandidaturën e Shqipërisë për organizimin e finaleve të Europianit 2025 për 17-vjeçarët.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article