Finalja e EFL Cup, Chelsea – Liverpool: Luhet për trofeun e parë në Angli

7 months ago 13

Live Finalja e EFL Cup

Finalja e EFL Cup, Chelsea – Liverpool: Luhet për trofeun e parë në Angli

Finalja e EFL Cup, që njihet si Carabao Cup, do të luhet mes Chelseat dhe Liverpoolit dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të dielën.

Blutë kaluan bindshëm Middlesbrough në gjysmëfinale, ndërsa Reds ishin më të mirë se Fulham.

Maurizio Pochettino dhe Jurgen Klopp do të mundohen të fitojnë trofeun e parë sezonal.

Për Chelsean është i rëndësishëm më shumë, pasi nuk është në garat evropiane, ndërsa është jashtë luftës për titull në Ligën Premier, ndërsa Liverpooli mbetet në garë për të gjithë trofeut ku merr pjesë.

Para 20 min

Formacionet e mundshme, Chelsea – Liverpool

Maurizio Pochettino pritet të rreshtohet me formacionin 4-2-3-1, ndërsa Jurgen Klopp pritet të luajë 4-3-3.

Raheem Sterling, Nicolas Jackson dhe Cole Palmer pritet të luajnë në sulm te Chelsea, ndërsa Mohamed Salah, Darwin Nunez dhe Luis Diaz te Liverpool.

Para 23 min

Mungesat e skuadrave para finales

Chelsea dhe Liverpooli do të kenë mungesa të shumta në këtë finale, por që do të ketë edhe shumë yje të tjerë në fushë.

Blutë e Londrës do të jenë pa emra si Wesley Fofana, Reece James, Benoit Badiashile, Romeo Lavia, Marc Cucurella dhe Lesley Ogochukwu.

Ndërsa te Reds lista është më e gjatë, pasi mungojnë Joel Matip, Alisson Becker, Trent Alexander Arnold, Thiago Alcantara, Curtis Jones dhe Stefan Bajetic.

Darëin Nunez, Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai janë në dyshim, por me gjasë do të jenë pjesë e ekipit.

Para 30 min

Katër përballjet e fundit mes Chelseat dhe Liverpoolit

Chelsea dhe Liverpooli janë takuar një herë në këtë vit, ndërsa tri herë vitin e shkuar.

Në përballjen e fundit të zhvilluar më 31 janar, Liverpooli fitoi 4-1 duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Në tri përballjet e fundit, Chelsea dhe Liverpool i ndan baras, dy herë 0-0 dhe një herë 1-1.

Read Entire Article