Fiorentina fiton takimin e parë ndaj Atalantas në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

6 months ago 12

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Pas një fillimi të kujdesëm të ndeshjes nga të dyja palët, një moment i mirë i vendasve solli golin.

Zhvillohej minuta e 31-të, kur Nicolas Gonzalez asistoi te Rolando Mandragora që shënoi super gola nga distanca për 1-0.

This is insane from Mandragora 🚀#Fiorentinapic.twitter.com/ArPXFBqtlZ

— WIDESCORES.COM (@widescores_com) April 3, 2024

Në pjesën e dytë, Atalanta ka mundur të barazojë rezultatin, por Mitchel Bakker nuk arriti të shënojë nga afër.

Deri në fund nuk kishte më raste të mira dhe Fiorentina mori një rezultat të rëndësishëm në ndeshjen e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh me Atalantan që do të jetë vendas. /Telegrafi/

Read Entire Article