Fitime të majme në rrjetet sociale

1 year ago 24
Reklamë
12:43 11/08/2023

Një postim i Ronaldos kushton 3.23 milion Dollarë, ndjek Messi me 2,6 milion

Cristiano Ronaldo e ka lënë përsëri pas konkurrencën. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka rezultuar si fituesi më i madh në vitin 2023, titull që e siguron për të tretin vit radhazi. Portugezi i cili në Korrik u konsiderua si atleti më i paguar në botë për herë të parë që nga viti 2017, fiton milionat për një postim në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram. Në listën e publikuar nga “Instragram Hopper”, sulmuesi portugez përfiton 3.23 milionë Dollarë për çdo postim në rrjetet e tij sociale. Produktet që ai reklamon, ndiqen nga rreth 600 milionë ndjekës, duke e shndërruar 38-vjeçarin në sportistin e milionave në rrjetet sociale.

Pas tij gjendet rivali, Lionel Messi, i cili me fitimin e Kupës së Botës dhe kalimit në Mexhor Ligë Soker ka rritur edhe të ardhurat në rrjetet sociale. Argjentinasi përfiton rreth 2.6 milionë Dollarë për çdo postim.

Kjo i vendos dy gjigantët e futbollit jo vetëm përpara çdo ylli tjetër sporti, por edhe të famshëm si këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez. Vetëm dy atletë të tjerë, indiani i kriketit Virat Kohli dhe futbollisti brazilian Neymar janë pjesë e ‘Top 20’. Ndikuesi me fitimet më të larta në Instagram, ylli i Tik-Tok, Khaby Lame, është numri 40 në listë. Ronaldo fiton gati 10 herë më shumë se shuma që Lame merr për postimet e tij në Instagram.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article