Fitimet e City-t nga talentet

1 year ago 27
Reklamë
23:00 21/07/2023

Kampionët e Europës kanë fituar miliona Euro nga shitjet e futbollistëve të dalë nga akademia

Manchester City ka arritur të fitojë miliona Euro nga shitja e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit, duke dëshmuar se ata janë mjeshtër të merkatos.

Gjatë viteve të fundit, Citizens ka tërhequr vëmendje për shpenzimet e mëdha të bëra për të forcuar ekipin.

Jack Grealish u ble për 115 mln Euro, Erling Haaland kushtoi 60 milionë Euro dhe Ruben Dias u mor për 70 mln Euro. Por pavarësisht shpenzimeve të mëdha, kampionët e Europës kanë përfituar edhe financiarisht.

Sipas “The Athletic”, City ka përfituar shumën e tretë më të lartë mes klubeve, nga shitjet e lojtarëve që nga viti 2013.

Në total, klubi ka grumbulluar 656 mln Euro nëpërmjet shitjeve, duke përfshirë edhe emra si Ferran Torres, Alvaro Negredo dhe Edin Dzeko.

Një nga arsyet e çmimeve të larta të shitjeve është edhe fakti se ekipet e të rinjve të City po luajnë një futboll cilësor.

Skuadrat U23 dhe U18 kanë fituar kampionatet e tyre përkatëse në tri vitet e fundit. Ndërsa 38 lojtarë nga ekipet e të rinjve të City janë thirrur nga ekipet e moshave të Anglisë.

Aktualisht, të rinjtë e kampionëve të Premier Ligës tani kanë të njëjtin reputacion si talentet e dalë nga akademia e United kur në stol ishte ikona Aleks Ferguson.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article