Fitimet e klubeve italiane nga Champions, kryeson Interi me mbi 101 mln Euro

7 months ago 7
Reklamë
14:55 09/02/2024

Ndjek Milani me 85 mln Euro të arkëtuara

Liga e fundit e Kampionëve, përveç eliminimit të Juventusit në fazën e grupeve, ishte mjaft pozitive për futbollin italian. Napoli shkoi në çerekfinale, ndërsa Milani dhe Interi u përballën në gjysmëfinalen e dytë të historisë së tyre. Në fund, “zikaltrit” humbën trofeun në finale ndaj Sitit.

Por përfitimi financiar ka qenë i lartë për klubet italiane. UEFA, në Raportin e saj Financiar zyrtar njoftoi se klubet italiane pëfituan 321 milionë euro krahasuar me 218 milionë në sezonin 2021/22.

Interi është skuadra që ka fituar më shumë nga të gjitha, duke marrë në shtëpi 101 milionë euro. Pas zikaltërve vjen Milani, që falë mbërritjes në gjysmëfinale, grumbullon mbi 85 milionë. Kurse Napoli, i eliminuar nga kuqezinjtë në çerekfinale, grumbullon më shumë se 77 milionë.

Për Juven vetëm 56.4 milionë, shumë e ardhur sidomos falë renditjes historike të “Zonjës së Vjetër”.

Katër klube të tjera europiane i kanë kaluar 100 milionë euro, fituesit e Manchester City me 135 milionë euro, Real Madrid 118 milionë, Bayern Munich 108 dhe dhe PSG 101 milionë. UEFA shpërndau në total për sezonin 2022/23 2.06 miliardë euro.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article