Fitoi Ligën e Kampionëve, por tani duket i panjohur

7 months ago 6

Ish-mesfushori brazilian, 36-vjeçari Ramires ka katër vite që është tërhequr nga futbolli dhe ka ndryshuar imazh dhe sot është pothuajse i panjohur.

Në foton e shfaqur në internet, ish-futbollisti i Chelseat ka lëshuar flokët, gjë që nuk ka ndodhur në ditët e tij të lojës.

Përveç kësaj, duke qenë se është fotografuar me ‘kanatiere’, ranë në sy edhe tatuazhet që i mbulojnë të dy krahët, gjë e cila gjithashtu nuk mund të vihej re gjatë lojës.

Ramires ishte një lojtar i rëndësishëm në Chelsean që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012 dhe goli i tij në Camp Nou kundër Barcelonës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales (2-2) sigurisht që mbahet mend më së shumti.

Në at vit, skuadra nga Londra Perëndimore mposhti Bayern Munichun me penallti në finale, por Ramires nuk luajti, pasi ishte i pezulluar.

Ramires mbërriti në Stamford Bridge në vitin 2011 nga Benfica për 22.2 milionë euro. Me Blutë, ai fitoi Ligën Premier, Kupën e Ligës, Kupën FA, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Pas kësaj, ai u transferua në Jiangsu Suning, dhe përfundoi karrierën e tij në Palmeiras në vitin 2020. Ai luajti 52 ndeshje për Brazilin dhe shënoi katër gola. /Telegrafi/

Read Entire Article