Fitorja e PS në Kukës, Balla: Rezultat historik, detyrim për të bërë akoma më shumë për qytetin

1 year ago 21

Balkanweb app Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka uruar kandidatin socialistë Albert Halilaj për fitoren e zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit, të zhvilluar të dielën e 24 shtatorit.

Sipas Ballës, rezultati i arritur nga Partia Socialiste ishte një fitore historike.

“Përgëzime Kryetarit të sapozgjedhur Albert Halilaj, i cili si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit mori në zgjedhjet e djeshme një rezultat historik për forcën tonë politike, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj Edi Rama dhe PS, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin Përgëzime KQZ dhe Policisë së Shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen sipas standardeve më të mira të këtyre zgjedhjeve të pjesshme, ku meritë kanë banorët e kësaj bashkie si dhe kandidatët bashkë me ekipet e tyre elektorale për zhvillimin e një fushate zgjedhore konkuruese dhe të qetë”, nënvizon Balla.

Ndërkohë që janë numëruar 69 qendra votimi nga 74 në total, Halilaj kryeson me mbi 5 mijë vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Emri Vata. Halilaj ka marrë deri tani 12 044 vota ose 63.5% të votave, ndërsa Vata ka marrë 6924 vota, ose 36.5% të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article