Një grua rreth 60 vjeçe, e identifikuar si Hëna Maxhalaku, humbi jetën tragjikisht në një aksident në segmentin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, pranë fshatit Humelicë.
Sipas burimeve, Maxhalaku vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe po ecte në mes të rrugës kur u përplas nga një automjet.
Automjeti drejtohej nga shtetasi M.M., i cili po udhëtonte në këtë aks. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb