Tjetër dëmtim i rëndë për Neymar, klubit arab i vjen në “majë të hundës” me brazilianin, gati t’i ndërpresë kontratën

6 hours ago 36

Neymar pësoi një tjetër dëmtim të rëndë që do ta lërë atë jashtë fushave për 4-6 javë, menjëherë pas rikthimit të tij nga një dëmtim akoma më i rëndë, që e la jashtë brazilianin për një vit.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer askujt, me yllin brazilian që nuk po arrin dot më të rigjejë formën e tij të dikurshme.

Nga ana tjetër, Al-Hilal duket se i ka ardhur në “majë të hundës” me formën e dobët që po kalon Neyma, i cili merr një shumë të majme nga klubi arab.

Deri më tani, braziliani nuk ka dhënë ndonjë kontribut të madh për kampionët e Arabisë Saudite dhe dëmtimi i dytë ka bërë që të mendohet seriozisht ndërprerja e kontratës së Neymar.

Mediat menjëherë kanë hedhur hipotezën e bujshme, të një rikthimi të mundshëm të brazilianit me Leo Messin dhe Luis Suarez te Inter Miami, me amerikanët që janë gati ta mirëpresin krahëhapur 32-vjeçarin.

Read Entire Article