Fitorja e PS-së në Rrogozhinë/ Rama: Bravo! Skuadra e PS nxori mësim duke u organizuar më mirë

1 year ago 39
Reklamë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, në lidhje me fitoren e Partisë Socialiste në Rrogozhinë. 

Rama është shprehur se skuadra e PS-së në Rrogozhinë, nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar edhe më mirë.

Postimi i Ramës:

“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash. Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore.”- shkruan Rama.

Top Channel

Read Entire Article