Fitorja me Ukrainën, Zalla: Silvinjo duhet “yshtur”, duhen më shumë zëvendësime

1 week ago 34
Reklamë

“Studio Sport” e moderuar nga Vilma Masha ka startuar sezonin e ri në Vizion Plus, ku padiskutim vëmendjen kryesore të javës së parë e ka kombëtarja shqiptare, e cila korri një tjetër fitore domethënëse.

I ftuar në studio gazetari sportiv Lirim Zalla theksoi se pavarësisht fitores një problem i madh te kombëtarja shqiptare mbetet numri i paktë i zëvendësimeve.

Siaps tij është i domosdoshëm që Silvinjo të gjejë guximin dhe të bëjë më shumë zëvendësime gjatë lojës, ndërsa me humor shtoi se braziliani ka nevojë të “yshtet”.

Ai është pragmatist, mendon më shumë për veten e tij se sa për ne. Edhe në Europian kam thënë të kërkojmë një vend të shenjtë për Silvinjon që ta yshtim që të bëjë më shumë zëvendësime. Unë e kam gjetur vendin e shenjtë, por spo gjej Silvinjon. Ai nuk ka qenë kurrë trajner me ne po rritet. Historia është që ky ëhstë pragmatist më shumë për veten e vet. Pas 15 vitesh klëta që janë 15-vjeç do të rriten dhe do tëshohin rezultatet dhe do të habiten”, tha Zalla. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article