Fitorja ndaj Bayern, Pedri: Jam në një nga momentet e mia më të mira

2 hours ago 17

Pedri González ishte një tjetër nga lojtarët që pati një ndikim të fortë ndaj Bayernit. Kur Barça ishte në gjendjen më të keqe, duke vuajtur kundër bavarezëve pas barazimit 1-1, Pedri kaloi në epërsi dhe solli qetësinë që i ka munguar aq shpesh ekipit katalanas. Duke lënë pas dëmtimet, Kanariani ka festuar fitoren e katalanasve dhe formën e tij të mirë.

“Ishte një rival që nuk e kishim mundur për një kohë të gjatë dhe ndaj të cilit kishim pësuar disfata të vështira. Si tifoz i Barçës, të bën të ndihesh krenar dhe e vërteta është se ne donim t’ia kthenim. Çfarë më mirë se këtu me tifozët tanë, të cilët e meritojnë më së shumti”, tha ylli i katalanasve.

“Ne e dimë që kemi shumë potencial në skuadër dhe donim ta tregonim”, tha ai.

Ai përfundoi duke folur për përmirësimin e tij fizik dhe theksoi se është në një moment shumë të mirë të karrierës së tij.

“Jam në një nga momentet e mia më të mira, ka kohë që nuk kam qenë kështu fizikisht dhe tani po arrij të kam këtë rregullsi kam gjetur diçka që po më shkon shumë mirë dhe e vërteta është se po kënaqem duke luajtur për Barçën, që ishte ëndrra ime e fëmijërisë”, tha Pedri. /vizionplus.tv

Read Entire Article