Humbja ndaj Barcelonës, Kompany: Nuk ka justifikime

2 hours ago 26

Vincent Kompany nuk ka dashur të justifikohet për humbjen e Bayernit dje kundër Barçës. Trajneri belg, i cili mori drejtimin nga Tuchel verën e kaluar, reflektoi për humbjen dhe nuk donte të justifikohej.

“Pse humbëm? Nuk ka justifikime për humbjen e sotme. Dua të përgëzoj FC Barcelona për këtë fitore”, tha ai.

“Ne humbëm, ishte një humbje e qartë. Ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të mësojmë nga kjo humbje”, shtoi belgu.

“Goli i parë ishte shumë i hidhur. Për gjysmë ore të pjesës së parë pata ndjenjën se mund të fitonim dhe më pas loja ndryshoi me golin e dytë dhe të tretë. Analiza e saktë e kësaj loje do të vijë ngadalë në mënyrë që ne të mësojmë prej saj”, tha Kompany. /vizionplus.tv

Read Entire Article