Fituesit e çmimeve në festën vjetore të “Bafta”

9 months ago 28
13:28 14/01/2024

Nominimet e “Bafta Film Awards”, shpallen më 18 Janar

Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit “BAFTA” mbajti festën e saj vjetore të çajit në Beverly Hills me fituesit e çmimeve kryesore të industrisë, duke përfshirë Emmys, Golden Globes dhe Spirit Awards. Ndër yjet që kaluan  në tapetin e kuq, ishin Cillian Murphy, i cili fitoi një Golden Globe për performancën e tij në dramën historike “Oppenheimer”, për prodhimin e bombës atomike dhe ylli tjetër i hollivudit Emily Blunt.

Rosamund Pike, e cila shfaqet në thrillerin satirik, “Saltburn”, tha se ngjarja ishte një mundësi për të festuar të qenit pjesë e industrisë së filmit.

“Ne të gjithë ndihemi me fat që po bëjmë atë që po bëjmë, duke krijuar argëtim. Dhe unë mendoj se veçanërisht si britanikë, ne të gjithë ndiejmë sa me fat jemi.”

Regjisorja koreano-kanadeze Celine Song, historia e dashurisë e së cilës ‘Past Lives’ është nominuar për një çmim Sprit, tha se kishte diçka për të gjithë në filmin e saj të parë.

“Është një histori njerëzore dhe është një histori shumë universal. Do të gjeni diçka në të për të cilën dëshironi të flisni.” Nominimet e BAFTA Film Awards do të shpallen të enjten më 18 janar 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article