“Flakë në Det”/ Shefi i komisariatit të Kurbinit transportonte kriminelët, përgjimet e “fundosën”

11 months ago 17
Reklamë

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë me kërkesë të SPAK, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Burime bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizuar pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim. Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

Read Entire Article