Flamur Noka hyn në Kuvend nga kangjellat (Video)

11 months ago 13
10:31 06/11/2023

Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë.

Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit.

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.


Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj.

Ndërkohë disa të tjerë, si deputeti Dashnor Sula thotë se po e lënë padrejtësisht jashtë Kryesisë pasi nuk është përjashtuar nga punimet.

“Ikin ata që janë të përjashtuar, hapni derën se latë nam”, tha Sula./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article