Flamuri shqiptar valvitet mes Beogradit

1 year ago 36
Reklamë
11:27 19/09/2023

Mundësi çeçen, Zelimkhan Abakarov fiton medaljen e gjashtë si kuqezi

Zelimkan Abakarov nuk i ndahet podiumit në Botërorin e Mundjes. Pasi shkruajti historinë një vit më parë, duke rrëmbyer medaljen e artë, këtë herë, mundësi i natyralizuar vari në qafë medaljen e bronzit. Festë kuqezi në mes të Beogradit, me Abakarov që shton çmimet me flamurin shqiptar. 30-vjeçari i peshës 72 kilogramë ka marrë medalje thuajse në çdo turne që ka përfaqësuar vendin tonë.

Katër medalje të arta, Kampionati Botëror 2022 dhe Lojërat Mesdhetare të po këtij viti, si dhe medaljen në kampionatin Europian për të rritur dhe atë në Hungari përgjatë vitit 2023. Vitrinës i shtohen edhe dy medaljet e bronzit, ku përveç asaj në Beograd, u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit në Hungari, gjatë zhvillimit të Kampionatit Europian për të rritur. Pra në total 6 medalje, që e shndërrojnë Abakarov në një mundës të niveleve të larta dhe kërcënimin kryesor për rivalët në disiplinën e stilit të lirë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article