Flamurtari fiton kupën në Futsal, vlonjatët ‘përmbysin’ Partizanin

7 months ago 12
Reklamë
14:25 19/02/2024

Fitojnë ndeshjen finale me rezultatin 9-7

Flamurtari ngre Kupën e Shqipërisë në Futsal pasi mundi në finalen e madhe Partizanin me rezultatin 9-7. Ndeshja prodhoi shumë emocione, ndërsa u ndoq nga shumë tifozë. Por përballja u vendos në fund të sfidës Vlonjatët realizuan golin e parë që në nisje, ndërsa kryeqytetasit shënuan tri gola në pjesën e parë.

Edhe fraksioni i dytë nisi më mirë për “të kuqtë”, që shënuan edhe dy herë, duke e çuar rezultatin në 5-1.

Por Flamurtari e shtoi ritmin dhe arriti të përmbyste gjithçka.

Në fund vlonjatët triumfuan 9-7 dhe morën trofeun e parë sezonal në Futsall. Në përfundim u organizua edhe ceremonia për dorëzimin e medaljeve dhe trofeut.  Në vazhdim, ekipet do të jenë të përqendruara në Kampionatin Kombëtar të Futsal-it. Rivalja e vlonjatëve do të jetë Tirana, ndërsa Partizani do të ndeshet me Vllazninë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article