Flet menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj: Ai nuk vuan për vëmendje, Sara nuk mund të luajë me të as në ëndrra

8 months ago 7

Bardhyl Idrizi apo siç njihet me emrin artistik, Bardhi, po shijon qëndrimin në spektaklin televiziv më të ndjekur, Big Brother VIP Albania, thuajse nga fillimi i këtij edicioni.

Edhe pse fansat e kanë dashur për muzikën që ka krijuar prej vitesh, ata tashmë kanë parë një anë tjetër të tij, një personazh të qetë e shumë të edukuar.

Si një nga njerëzit më të afërm nuk ka dyshim se është menaxheri i tij, Jetmir Agaj, me të cilin ka qëndruar gjatë e kanë qenë së bashku në çdo event.

Në një prononcim për Telegrafin, Agaj ka komentuar lojën e mikut të tij, raportin e ri të krijuar brenda si dhe për momentet që ka krijuar për kaq kohë.

Jetmiri e vlerëson Bardhin për djalin që është dhe thotë se fansat e duan, e pse jo mund edhe ta fitojë BBVA 3.

Pjesë nga biseda:

Telegrafi: Si e sheh lojën e Bardhit në Big Brother VIP Albania 3, duke qenë se e njeh shumë mirë dhe ke kaluar një kohë të gjatë me të?

Jetmir Agaj: Bardhi mirë nuk është që po bën lojë vetëm, po e shfaq jetën e tij në përditshmëri që është i qetë, i kulturuar dhe i sinqertë.

Telegrafi: A mendon se Bardhi nuk po shfaqet edhe aq shumë, dëshiron ta ruaj imazhin, pse mendon se është më i ngurtë?

Jetmir Agaj: Nuk shfaqet se nuk buan për vëmendje të panevojshme si disa që vdesin për t’u shfaqur në Prime disa sekonda.

Telegrafi: Si e komenton raportin me Sarën pas gjithë ngjarjeve që kanë dalë deri më tash? A po mendon se Sara po luan me të?

Jetmir Agaj: Me Sarën se di ndoshta dhe është ideja e saj të marrë vëmendje pasi Bardhi është një artist me një bagazh por që luan me të ju garantoj që as në ëndrra të saj nuk e ka atë mundësi.

Telegrafi: A ka lënë Bardhi një lidhje jashtë, siç e tha gjatë një sfide? Si qëndron e vërteta?

Jetmir Agaj: Nuk ka lidhje ndoshta çdo djalë beqar mund të shkruaj me ndonjë vajzë, pse jo.

Telegrafi: A mendon që Bardhi mund të arrijë deri në finale, apo e sheh edhe fitues?

Jetmir Agaj: Bardhi dhe finale dhe fitues mundet pasi është shumë i dashur për të gjitha gjeneratat që e ndjekin. /Telegrafi/

Read Entire Article