Florian Marku i jashtëzakonshëm në ring, boksieri hedh në knock-out rivalin pas 54 sekondash

1 year ago 23
Reklamë
20:52 02/09/2023

Florian Marku nuk njeh rivalë në ring. Boksieri shqiptar shënoi fitoren e 13-të në karrierë, pasi mposhti Dilan Moran. Vetëm 54 sekonda i mjaftuan Markut për të dorëzuar kundërshtarin, në sfidën e zhvilluar në Manchester.

Grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me nokaut teknik. Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës.

Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article