Foda ndihet optimist për shanset e Kosovës në Ligën e Kombeve

3 months ago 8
Reklamë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp edhe për Ligën e Kombeve, e cila do të nisë në muajin shtator.

Kosova do të luajë më 5 qershor një miqësore me Norvegjinë me trajnerin Foda, i cili do të ketë një pasqyrë më të qartë të ekipit para nisjes së Ligës së Kombeve.

Trajneri gjerman ndihet optimist për Ligën e Kombeve, pasi në konferencë ka thënë se Dardanët do të japin maksimumin, pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë.

“Jemi të gatshëm për Ligën e Kombeve dhe shpresojmë që të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë fillimisht Foda.

“Jemi optimistë, por do ta japim maksimumin në fushën e lojës, ndonëse do të jetë vështirë”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, në fillim Foda folur për ndeshjen miqësore të muajit të ardhshëm, duke e cilësuar si test të mirë para nisjes së Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Read Entire Article