Foda tregon për mungesat e Rashicës dhe Muslijës, tregon dy lojtarët që nuk i liruan klubet dhe mungesën e Donis Avdijajt

3 months ago 9
Reklamë

Milot Rashica dhe Florent Muslija janë dy mungesat e mëdha të Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Dardanët do të përballen me përfaqësuesen skandinave më 5 qershor në Oslo, derisa Rashica dhe Muslija mungojnë për arsyeje shëndetësore.

“Rashica, Rudhani, Kryeziu dhe Muslija mungojnë shkaku i arsyeve shëndetësore, por edhe për shkak të lëndimeve”, tha Foda.

Ai ka thënë se në listë ishin edhe dy mesfushorët që luajnë në Suedi dhe Norvegji si Ismet Lushaku dhe Kreshnik Krasniqi, por që nuk janë liruar nga klubet e tyre.

“Në listë kanë qenë edhe Ismet Lushaku e Kreshnik Krasniqi, por që nuk janë liruar nga klubet pasi atje kampionati po luhet rregullisht”, tha Foda.

Krejt në fund ai ka folur edhe për mos ftesën e Donis Avdijajt, duke thënë se sulmuesi ka disa mosmarrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Avdijajn e njoh më herët, në ekipet e Zvicrës. Ka pasur disa mosmarrëveshje me Federatën dhe derisa t’i sqarojmë mbetet kështu”.

“Nuk mund të përgjigjem se çfarë mosmarrëveshje sepse kjo ka ndodhur para se të vija unë. Pas kësaj periudhe, do të kemi kohë të mjaftueshme të mendojmë për këtë situatë”, ka thënë Foda. /Telegrafi/

Read Entire Article