Foda uron Ballkanin për titull dhe klubet tjera për garat evropiane – flet për Superligën dhe jep një këshillë

3 months ago 20
Reklamë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp për kampionatin vendor, Albi Mall Superligën e Kosovës, ku nuk ka ngurruar ta uroj Ballkanin për titull kampion dhe klubet tjera për kualifikim në garat evropiane.

Foda ishte sot (e enjte) në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore të 5 qershorit ndaj Norvegjisë, ku përveç emrave në listën e të ftuarve, lojën me Norvegjinë dhe Ligën e Kombeve, Foda u pyet edhe për çështje tjera.

Një nga to ishte edhe Superliga e Kosovës, për të cilën gjermani nuk nguroi të flasë, t’i uroj klubet për suksesin e këtij sezoni dhe të jap disa këshilla për të ardhmen.

“Uroj Ballkanin për titullin e kampionit si dhe Dritën, Llapin dhe Malishevën për kualifikim në garat evropiane”, ka thënë fillimisht Foda në konferencë.

“Kam qenë shpesh prezent në ndeshjet e futbollistëve në Albi Mall Superligën e Kosovës. Në këtë ligë ka mjaft lojtarë të talentuar dhe disa prej tyre janë të ftuar”.

“E rëndësishme është që të vazhdohet të investohet në infrastrukturën sportive sepse është investim për të ardhmen”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/

Read Entire Article