Fondi 1 mln stërlina/ Balla nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me ambasadorin britanik, ja çfarë parashikohet

3 months ago 13

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se nënshkrimin me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Alastair King Smith të “Memorandumit të Mirëkuptimit për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë”.

Përmes këtij memorandumi i dhurohet Policisë së Shtetit një grand prej 1 milionë stërlina për ndërtimin e godinës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Laprakë.

Balla thekson se gjatë detyrës si ministër i Brendshëm pata mundësinë të bashkëpunoja me homologët Suella Braverman, James Cleverly dhe Yvette Cooper, duke shënuar rezultate të dukshme luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migracionit të paligjshëm.

“I falenderoj për bashkëpunimin rezultativ dhe vlerësimin e tyre për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër.

Ambasadori Alastair King Smith, i cili po përfundon mandatin e tij në Shqipëri, meriton gjithashtu vlerësimin maksimal për kontributin dhe angazhimin efektiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shumë fusha”, shprehet Balla.

Në Kongresin e PS-së, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në Qeveri, mes të cilëve edhe Taulant Balla do të kalojë nga Ministria e Brendshme te pozicioni i ministrit të Marrëdhënieve me Parlamentin, funksion që më parë e mbante Elisa Spiropali. Në vend të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm pritet të ulet Ervin Hoxha, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, dhe që pritet të votohet nga Kuvendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article