Forcat e xhenios largojnë municionet luftarake në Mat

10 months ago 9
Reklamë

Pas shqetësimit të ngritur nga banorë të fshatit Komsi në Mat mbi pretencën e municioneve luftarake të pa shpërthyera tek ish depot e armatimit në vendin e quajtur “Pylli i kadiut”, kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes forcat e xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekspertët bënë të mundur largimin e municioneve luftarake ku ishin pikasur nga banorët.

Pasi janë siguruar që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportit, forcat xhenio i kanë marrë në automjetin e tyre.

Ish depot e armatimit në fshatin Komsi të Matit prej më shumë se 20 vitesh janë jashtë funksionit.

Ashtu si shumë zona të tjera armatimi në vendin tonë, edhe kjo nuk i shpëtoi marrjes së minucioneve nga qytetar të ndryshëm.

Read Entire Article