Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

11 months ago 25
Reklamë

Votuesit e UEFA-s kanë zgjedhur tashmë formacionin më të mirë të javës së parë në Ligën e Kampionëve.

Gjatë të martës dhe mërkurën u zhvilluan ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve, ku pati edhe befasi të shumta.

Megjithatë, pati edhe lojtarë që patën paraqitje brilante në nivel individual dhe nuk mbeten pa u vlerësuar.

Më së shumti vend në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve zunë vend lojtarët e RB Salzburg, të cilët mposhtën në udhëtim Benficën.

Strahinja Pavlovic, Aleksa Terzic dhe Roko Simic janë lojtarët e Salzburgut, ndërsa klubet tjera të gjitha patën nga një përfaqësues.

🔝 🔝 🔝#UCLTOTW | @PlayStationEU

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 21, 2023

Ivan Provedel (Lazio), Achraf Hakimi (PSG), Galeno (Porto), Martin Odegaard (Arsenal), Tete (Galatasaray), Brais Mendez (Sociedad), Casemir (Man Utd) dhe Joao Felix (Barcelona) ishin lojtarët më të vlerësuar të javës.

Formacioni i javës: Provedel; Hakimi, Pavlovic, Terzic; Tete, Mendez, Casemiro, Odegaard, Galeno; Simic, Joao Felix;  

/Telegrafi/

Read Entire Article