Forumi i Davosit/ Paralajmërimi për Kosovën dhe Serbinë – Këtë hap urgjent duhet të ndërmarrin ndërkombëtarët!

9 months ago 26

Më shumë se gjashtëdhjetë udhëheqës botërorë e qindra drejtues biznesi dhe aktivistë, do të mblidhen bashkë në vendpushimin zviceran të skive në Davos, për takimin vjetor pesëditor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që nis ditën e hënë.

Në axhendën e takimit të këtij viti, përfshihen disa nga sfidat më të mëdha globale, mes tyre ndikimi i dezinformimit në mbarë botën.

Pjesë e këtij Forumi do të jetë edhe Kosova e Serbia, por, mes tyre nuk është planifikuar të zhvillohet takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

E në vazhdën e kësaj situate për këtë çështje është deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë takim trepalësh mes tyre me askënd nga institucionet e BE-së të planifikuar në Davos.

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës në një deklaratë kanë thënë se agjenda e kryeministrit ende nuk është finale dhe se për takimet që Kurti do t’i zhvillojë në margjinat e forumit, do të dalin me një njoftim.

Mirëpo orë më parë është konfirmuar që Lajçak do i takoj ndaras Kurtin dhe Vuçiqin.

Por a është koha që një takim tripalësh të mbahet sa më shpejt, duke marr parasysh zhvillimet e fundit?

Kujtojmë Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë.

Moto e këtij edicioni të Forumit do të jetë “Rindërtimi i besimit”. 

Mehazi: Qendra e takimit të dialogut Kosovë-Serbi nuk është Davosi, por Brukseli

Image

Sulejman Mehazi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Ai thotë që Forumi Ekonomik do të ketë në qendër çështjen e Kosovës dhe Serbisë mirëpo luftërat në Ukrainë dhe Palestinë, andaj nuk ka lidhje të takohen mes veti Kurti dhe Vuçiq.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës nuk ka të bëjë me çështjen e dialogut në mes Kurtit dhe Vuçiqit, por me çështje ekonomike botërore që si kurrë më parë nuk është e rrezikuar ekonomikisht e financiarisht BE-ja për shkak luftërave në Ukrainë dhe Palestinë, të cilat, kanë vënë në krizë të madhe ekzistencën e sigurisë jo vetëm ndaj shteteve të varfra ekonomike, por edhe shteteve të fuqishme të SHBA-ve dhe BE- së. Prandaj nuk ka arsye  politike që në Davos të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Vuçiqin pasi Forumi Ekonomik Botëror fare nuk ka të bëjë me politikën e BE-së dhe Brukselit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për  BE-në takimi Kurti-Vuçiq në Davos është sekondare, më primare është Forumi i rrjedhave Ekonomike Botërore. Normale se për BE-në e Brukselin më e rëndësishme në Davos është financimet ekonomike sesa takimi i Kurtit me Vuçiqin”, u shpreh ai.

Profesori më tej thekson që qendra e takimit të dialogut Kosovë-Serbi nuk është Davosi, por Brukseli.

Qendra e takimit të dialogut Kosovë-Serbi nuk është Davosi, por Brukseli, kështu u shpreh edhe Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano "se nuk do ketë takime tripalëshe," BE, Kosovë e Serbi në Davos të Zvicërës.

Qëllimi i Davosit është ndarja e kolaçeve ekonomike të shteteve në botë e jo takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin”, tha Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: BE duhet ta ketë të qartë që palët duhet të trajtohen të barabartë si dy shtete të pavarura

Ndërsa analisti tjetër politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të ulen për të vazhduar dialogun dhe se BE duhet të i konsideroj dy shtetet barabarta.

Image

Hidajet Ahmeti

“Në këto rrethana politike, Kosova dhe Serbia duhet të ulën përtë vazhduar procesin dialogues për të trasuar rrugën euro-atlantike. Por, edhe BE duhet ta ketë të qartë që palët duhet të trajtohen të barabartë si dy shtete të pavarura, pasi Serbia çdoherë ka qenë dekonstruktive në raport me dialogun”, thekson ai.

Në fund, analisti nënvizon që BE duhet të merr seriozisht dialogun duke ndërtuar një koncept objektiv për të përparuar dialogu, ndryshe dialogu në këtë format mund të konsiderohet i dështuar.

Pjesëmarrja në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës nuk nënkupton takim trepalësh, pasi kjo pjesëmarrje është e një natyre tjetër.BE duhet të merr seriozisht dialogun duke ndërtuar një koncept objektiv për të përparuar dialogu, ndryshe dialogu në këtë format mund të konsiderohet i dështuar. Në njërën anë Serbia si palë destruktive nuk është ndëshkuar, kurse Kosova, e cila ka qenë konstruktive ne procesin dialogues është sanksionuar”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

Read Entire Article