Foto e Tahirit me Balilin dhe Bajrin në duke drekuar/ Drejtoria e Burgjeve: Kanë qenë në një qeli,  ushqimi serviret në dhomë! S’ka shkelje

1 year ago 21
Reklamë

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas publikimit të një fotografie nga ish kryeministri Sali Berisha, ku shihen në qeli Tahirit me Balilin dhe Bajrin duke ‘drekuar’.

Në një reagim, thuhet se ata kanë qenë të tre në një qeli në burgun e Kosovës në Lushnjë, dhe shërbimi i ushqimit në dhomë është komform rregullave, pasi nëpër burgje nuk ka menza.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve hodhi poshtë pretendimet se Tahirit me Balilin dhe Bajrin kanë qenë duke konsumuar alkool, gjë e cila është e ndaluar.

Sqarim i opinionit publik!

Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.

Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.

Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.

Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues.

Drejtoria e Burgjeve ju falenderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Me respekt,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”

Read Entire Article