Falet namazi i Kurban Bajramit në qytetin e Korçës. Besimtarët myslimane në qytetin e Korçës i janë drejtuar xhamisë së vjetër historike Iljaz Bej Mirahori për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se ceremonia filloi rreth orës 06:00 me ligjërata dhe më pas programi vijoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit.
Ceremonia u mbyll me një lutje te përbashkët ku besimtarë të shumtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb