“Foto të shpendëve të ngordhur në rrjetet sociale”/ Gazetari ngre alarmin: Gjuetia e paligjshme ka ulur drastikisht numrin e shpendëve në Kune Vain

1 month ago 26

Një fenomen tepër shqetësues është vënë re në Lagunën e Kune Vainit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për News 24 se në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të shpendëve të ngordhur. Ai tha se gjuetia e paligjshme ka ulur në mënyrë drastike numrin e shpendëve në Lagunë.

Elidon Ndreka: Zona e mbrojtur e Kune-Vain po njeh rënie të numrit të shpendëve, kjo e vërtetuar edhe nga censusi i fundit. Sipas specialistëve, është dora njerëzore ajo që po ndikon negativisht, si pasojë e gjuetisë së paligjshme.

Disa foto të shpërndara në rrjetet sociale me shpendë të ngordhur janë bërë virale, duke ngritur alarmin për shtimin e kontrolleve në zonë. Numri i shpendëve nga 50 mijë ka shkuar në 12 mijë. Edhe specialistët thonë se numri i shpendëve është në nivel alarmant.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article