(FOTO) Zbulohet plantacion me kanabis në kufirin greko-shqiptar, asgjësohen mbi 2 mijë bimë. Policia nis hetimin…

3 months ago 9

Policia greke ka zbuluar një plantacion të madh me cannabis sativa të ngritur në kufirin greko-shqiptar midis territorit të Bashkisë Filat dhe atij të Bashkisë Konispol.

Operacioni është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria e Policisë së Epirit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Filatit dhe Policinë e Igumenicës në një zonë pyjore në brezin kufitar.

Sipas policisë bëhet fjalë për një plantacion të mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitje.

Janë asgjësuar në total 2451 bimë cannabis sativa. Nga këto 1252 kishin gjatësi nga 1.1 deri në 1.5 metra ndërsa 1199 në gota gati për mbjellje. 762 bimë nga 1199 ishin të thara.

Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar sende të përkohshme banimi si çadra, sende personale etj. si dhe mjete bujqësore. Nga policia greke vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article