Shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën afër Vorës, në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, një magazinë mësohet se është përfshirë nga flakët.
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë ka brenda magazina.
Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb