Frederik Veseli tek Dinamo City? Mbrojtësi i kombëtares mund të jetë goditja e radhës e skuadrës së superiores

6 days ago 36
Reklamë

 Dinamo City po përpiqet t’i japë trajnerit të sapozyrtarizuar, të mirënjohurit Ilir Daja një skuadër sa më cilësore në emra për të tentuar që në këtë sezon arritjen e objektivave të rëndësishme që ka klubi, minimumi pjesmarrjen në kupat e Europës.

I fundit në listë për t’iu bashkuar bluve është Frederik Veseli, futbollist i kombëtares. Pas eksperiencave me Empolin, Salernitanën  dhe Beneventon në Itali, sezonin e kaluar Veseli luajti 22 ndeshje tek Karagumruk në Turqi.

Tani 31-vjecari është pa skuadër dhe gjasat janë që shpejt ti bashkohet Dinamo City, për t’iu bashkuar një tjeter lojtari kuqezi sikurse Naser Aliji, apo lojtarëve cilësore si Bruno Dita dhe Dejvi Bregu. /vizionplus. tv

Read Entire Article