Frika e Nadal për rikthimin

10 months ago 31
10:58 05/12/2023

Tenisti spanjoll nuk ka zhvilluar një ndeshje që kur u eliminua nga fillimi i vitit 2023

Ish-numri 1 i tenisit në botë, Rafa Nadal thotë se ndihet gati që t’i rikthehet tenisit pas operacionit në ijë. Ai shpreson që nëse rikthimi do të jetë i ngadaltë të mos ndikohet psikologjikisht.

Spanjolli postoi një video të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram ku shpjegoi se u ndie nervoz kur informoi për objektivin e tij për të rigaruar në tenis.

22 herë fituesi i Grand Slam-eve nuk ka luajtur asnjë ndeshje që kur u eliminua në raundin e dytë të Australian Open të fillim të vitit, ndërsa kishte shqetësim në ijë.

Rekuperimi zgjati më shumë se sa stafi mjekësor kishte  llogaritur, e Nadal më pas kreu një operacion në qershor.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, kështu që shpresoj, para së gjithash, t’i ndjej sërish ato emocione e presion! Iluzioni, frika, apo dyshimet. Pres nga vetja që të mos kem pritshmëri! Kjo është e vërteta! Të kem aftësinë të mos i kërkoj vetes atë që i kam kërkuar vetes gjatë gjithë karrierës sime”.

Spanjolli shtoi se ndihet gati dhe shpreson që gjërat t’i shkojnë mirë e të ketë mundësinë që ta shijojë eksperiencën e tij në fushë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article