Frika nga përjashtimi dhe mbajtja e rrogës deri në 60 ditë, “zbutet” opozita. Nuk ka më karrige të ngritura dhe flakadanë, tani protestë me pankarta dhe zhurmues

9 months ago 27

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, ku u rrit kohëzgjatja e përjashtimit të deputetëve nëse ata thyejnë rregullat gjatë seancave parlamentare, duket se i ka dhënë efektet menjëherë.

Për herë të parë në seancën e sotme parlamentare nuk kishte më karrige të kthyera përmbys, flakadanë apo efektivë të Gardës së Republikës që të qëndronin në mes të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e pakicës parlamentare kishin zgjedhur sot mbajtjen e disa pankartave, si dhe ndezën disa zhurmues për të pamundësuar mbajtjen e seancës e cila megjithatë u zhvillua për rreth 12 minuta ku u miratuan edhe disa projektligje.

Aq e qetë ishte protesta e sotme e opozitës, sa që në nisje të seancës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave.

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit parashikojnë përjashtim me 30-60 ditë për deputetët që prishin seancat plenare. Por ky përjashtim shoqërohet edhe me efekte financiare, pasi deputetëve u mbahet paga për kohën e përjashtimit, çka duket se i ka stepur deputetët.

Top Channel

Read Entire Article