Frosinone synon Etrit Berishën

1 year ago 26
Reklamë
19:23 27/07/2023

Skuadra e Seria A shikon te 34-vjeçari shqiptar lojtarin ideal për portën

Të shumtë janë futbollistët e kombëtares shqiptare që janë në dilemë për skuadrën e re. Etrit Berisha është njëri prej tyre, portieri kuqezi që nuk ka zgjedhur ende se ku do të jetë sezonin e ardhshëm.

Mungesa e hapësirave që gjen te Torino po e shtyn 34-vjeçarin për të firmosur me një tjetër klub. Viti i fundit në kontratë me torinezët e lejon atë që ta ketë më të lehtë për të zgjedhur, me alternativat që nuk mungojnë.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe skuadra e Frosinones. Pas ngjitjes në Seria A, klubi synon të forcohet dhe për portën e ka identifikuar Berishën. Eksperienca e gjatë në futbollin italian bind Frosinonen, që tani duhet të bëje një ofertë joshëse për Torinon. 

Ish-gardiani i Lazios, Atalantës dhe SPAL në Seria A vlerësohet me 400 mijë Euro në treg, shifër e konsiderueshme për Frosinonen, që gjithsesi do tentojë deri në fund firmën me shqiptarin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article