FSHF nxjerr në shitje biletat për Poloninë

1 year ago 33
Reklamë
18:42 10/07/2023

Tifozët prenotojnë vendin në ‘Air Albania’ për duelin e 10 Shtatorit

Pavarësisht se na ndajnë dy muaj nga përballja me Poloninë, FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë, duel që mund t’i vlejë kombëtares shqiptare kualifikimin në Euro 2024.

Sfida e 10 Shtatorit 2023 është e rëndësishme për kuqezinjtë, teksa në “Air Albania” pritet prezencë e madhe tifozësh, për shkak edhe të ecurisë pozitive të Kombëtares. Vendi i dytë në grup ka rritur urinë e kuqezinjve, të cilët synojnë që të kenë mbështetje të madhe të tifozëve.

Çmimi i biletave varion nga 2.000 deri në 6.000 Lekë. Në shumë sektorë tashmë tifozët kanë prenotojnë vendin e tyre në stadium.

Pas tre ndeshjeve të para në grupin E, Kombëtarja mban vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë. Kujtojmë se përpara ndeshjes me Poloninë në shtator, tre ditë më herët tanët luajnë kundër Çekisë në transfertë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article