FSK e gatshme të ofrojë ndihmë pas tërmetit në Marok

1 year ago 47
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm.

Maqedonci deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitetet e specializuara për kërkim-shpëtimit në Marok nëse është e nevojshme.

“Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë”, ka thënë ministri Maqedonci.

Termet me magnitudë prej 6.8 ballë i shkallës Rihter, shkaktoi një katastrofë natyrore në Marok. Krahas dëmeve masive, mbi 2000 persona deri më tani kanë humbur jetën.

Top Channel

Read Entire Article