Ftesa e Shqipërisë i jep krahë Arbnor Mujës – shpërthen me gol e asistim, shpallet lojtar i ndeshjes

1 year ago 89
Reklamë

Arbnor Muja ka shpërthyer me tu rikthyer nga Kombëtarja e Shqipërisë te skuadra e tij Royal Antwerp.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga banka rezervë ndeshjen ndaj Westerlos të cilën Antwerp e fitoi me rezultat 3-0 si mysafir.

Por me tu inkuadruar në ndeshje, Muja shkëlqeu fillimisht me asistim në minutën e 68-të për golin e Jalle Bateillen për 2-0.

E në minutën e 84-të, reprezentuesi shqiptar Muja u gjend bukur në zonë duke realizuar për 3-0.

Goal! | Arbnor Muja | KVC Westerlo 0-3 Royal Antwerp 🇧🇪pic.twitter.com/oSZIbrQtCu

— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 15, 2023

Për mitrovicasin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit belg, derisa asistimi i parë.

Ai nga SofaScore u shpall si lojtar i ndeshjes, pas golit dhe asistimit me notën 8.7 edhe pse luajti 26 minuta.

Muja gjuajti dy herë në kuadrat, ndërsa njëherë jashtë.

Me këto tre pikë, Antwerp ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 11 sosh pas gjashtë dueleve të zhvilluara. /Telegrafi/

Read Entire Article