Fulham nuk i ndahet Armando Brojës

7 months ago 30
Reklamë
15:00 29/01/2024

Klubi anglez ka gati ofertën e rinovuar për 22-vjeçarin shqiptar

Fulhem nuk heq dorë nga Armando Broja. Pavarësisht se Chelsea refuzoi ofertën për shqiptarin, skuadra londineze është gati për të përpiluar një tjetër shifër për 22-vjeçarin shqiptar.

Duke iu referuar mediave britanike, skuadra bardhezi pritet të përmirësojë shifrën e 35 milionë Paund për Brojën. Formula mbetet e njëjtë, huazim në këtë merkato janari me të drejtë blerje të kartonit të shqiptarit në fund të sezonit.

Mes ofertës së Fulhem dhe asaj që kërkon Chelsea qëndron një hendek prej 15 milionë, shifër e cila pritet të përmbushet deri në orët e fundit të merkatos. Broja shihet si opsioni i mundshëm për të mbushur arkat e klubit “londinez”, me burimet financiare që do të përdoreshin për të blerë Osimhen nga Napoli.

Në 38 ndeshje me Chelsea, Broja ka shënuar tre gola, një prej të cilëve në këtë sezon. Për 22-vjeçarin ka interes të lartë edhe nga skuadra të tjera në Premier League. Uolves mbetet kandidat potencial për të firmosur me Brojën, teksa në gjurmët e tij prej kohësh gjendet edhe Uest Ham.


Të ngjashme

Read Entire Article