Füllkrug largohet nga Dortmund, i bashkohet ekipit anglez

1 month ago 13
Reklamë

Niclas Füllkrug është nisur përfundimisht drejt West Hamit. Klubi i tij aktual, Borussia Dortmund, konfirmoi se sulmuesi gjerman u largua nga kampi stërvitor i ekipit në Zvicër të shtunën në mëngjes me lejen “për të zhvilluar bisedime me një klub tjetër”.

Në fakt, tashmë është arritur një marrëveshje mes Borussia Dortmundit dhe West Hamit. Anglezët do t’i paguajnë klubit gjerman 27 milionë euro plus 5 milionë bonuse. Füllkrug, 31 vjeç, pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë të shtunë. West Ham gjithashtu ka nënshkruar me Guido Rodriguez (i cili po përfundonte kontratën e tij me Betis dhe ishte shumë afër kalimit në Barcelonë).

Füllkrug, nënkampion i Evropës me Borussia Dortmund pas humbjes në finale nga Real Madrid dhe çerekfinalist në Euro 204 pas humbjes me Gjermaninë kundër Spanjës, iu bashkua ekipit të Signal Iduna Park në 2023 nga Werder Bremen. /vizionplus.tv

Read Entire Article