Fundjavë pozitive për kuqezinjtë, gjejnë rrjetën me super gola

7 months ago 11
Reklamë
15:55 19/02/2024

Myrto Uzuni u rikthye te goli në sfidën që Granada pati kundër Almerias të përfunduar 1-1. Ekipi andaluzian ndodhej në disanvantazh dhe lojtari i përfaqësueses shqiptare barazoi shifrat në minutën e 75.

Goli i shtatë për 28 vjeçarin që ka dhënë edhe 1 asist në 25 takime në La Liga. Pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë javën e kaluar, Arbnor Muçolli shënoi dy gola të tjerë në sfidën e kupës që Goteborg fitoi ndaj United Nordic 4-3. Për lojtarin kuqezi është goli i tretë në dy takimet e fundit për ekipin suedez.

Vazhdon momenti mjaft i mirë i Rei Manajt, që realizoi sërish nga goditja e dënimit në sfidën Hataispor-Sivaspor të përfunduar 1-1. Për Manajn, ky është goli i 13 në kampionatin turk.

Mirlind Daku shënoi gol për Rubin Kazan në ndeshjen miqësore ndaj Ganguon. Edhe sulmuesi i shpresave, Arda Kurtulan gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën Diyarbekirspor-Erokspor që u mbyll 3-2.

Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Ismajli, Ramadani, Bare, Gjasula, Bajrami, Seferi, e Muja, e nisën titullarë, ndërsa Asllani si zëvendësues.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article