Fundjavë pozitive për lojtarët kuqezi

7 months ago 24
Reklamë
15:39 12/02/2024

Manaj, Mitaj, Muçolli e Shpendi gjejnë golin, asistojnë Cikalleshi e Uzuni

Katër gola dhe dy asiste ishte bilanci i futbollistëve shqiptarë përgjatë fundjavës që lamë pas. Në kampionatin turk vijon të shkëlqejë Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj. Të dy ishin protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre. Konyaspor triumfoi 1-0 ndaj Ankaragucu dhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, asistoi për golin e fitores në minutën e 38-të të pjesës së parë.

Ndërsa Rey Manaj realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit, në sfidën e Sivasspor ndaj Rizespor. Ndeshja përfundoi 1-0 dhe Manaj i dhuroi tre pikët skuadrës së tij, teksa për të ishte goli i 12-të në kampionatin turk dhe i 16-ti në total.

Te goli u rikthye edhe Arbnor Muçolli. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një penallti në fitoren e skuadrës së tij Goteborg 3-1 ndaj Brondby. Mario Mitaj realizoi sërish për Lokomotiv Moskë në sfidën miqësore ndaj Torpedo Moskë.

Mbrojtësi kuqezi e nisi si titullar takimin dhe shënoi golin e dytë në fitoren 2-0.

Myrto Uzuni e nisi si titullar ndeshjen e Granadës ndaj Barcelonës. Sfida përfundoi në barazim me rezultatin 3-3 dhe sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje shumë të mirë, teksa dhuroi asistin e golit të dytë për shokun e tij të skuadrës.

Sulmuesi i shpresave Cristian Shpendi nuk njeh kufi, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën e Cesenës në transfertë ndaj Rimini. Golashënuesi më i mirë i kampionatit në Serinë C italiane, realizoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 0-2. Një sezon fantastik për Cristian Shpendin që tani numëron 15 gola në kampionat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article