Fushat e reja të Dinamos, Duka: Federata nuk do ndalet në transformimin e infrastrukturës

1 year ago 23
Reklamë

19:20 04/08/2023

Dinamo vazhdon përgatitjet në Karpenja të Italisë, ku ndodhet që nga 1 gushti nën drejtimin e trajnerit të ri Luixhi di Biaxhio. Kur “blutë” të rikthehen në kryeqytet, ata do të kenë në dispozicion një fushë të re stërvitore. Lajmin e dha kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka me një njoftim në Facebook.

“Dy fushat e reja të skuadrës së Dinamos, pjesë e projektit tonë madhor 100 fushat, janë drejt përfundimit dhe njëra prej tyre brenda 10 ditëve do të jetë në dispozicion të ekipeve për zhvillimin e seanca stërvitore. Në prag të sezonit të ri futbollistik dua të garantoj të gjithë futbollistët dhe futbollistet se ne do të bëjmë gjithçka dhe nuk do të ndalemi në transformimin e infrastrukturës futbollistike”.

Trajneri 52-vjeçar në këto ditë të para me grupin, ka pasur mundësi që të njohë futbollistët dhe karakteristikat e tyre. Kjo do t’i japë mundësinë që të shikojë mangësitë e ekipit, e do udhëzojë drejtuesit për afrimet në merkato. Dinamo është bërë pjesë e një projekti të ri, ku do të binjakëzohet me Manchester City-n.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article